Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka humbur shërbimet e Toni Kroos.
Ylli gjerman ka pësuar një dëmtim dhe analizat mjekësore nuk japin lajme të mira pasi gjermani duhet të pushojë.
“Parë testet e bëra sot në lojtarin tonë Toni Kroos, ai është diagnostikuar me problem muskulor në këmbën e majtë”, thuhet në raportin mjekësor.
Kroos është padyshim një nga pikat kyçe të formacionit të Real Madrid dhe mungesa e tij do të jetë humbje e madhe.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: