Tentuan t'i rrëmbejnë nipin 9-muajsh, Joe Montana me të shoqen përleshen për ta shpëtuar Joe Montana me të shoqen, Jennifer

Tentuan t'i rrëmbejnë nipin 9-muajsh, Joe Montana me të shoqen përleshen për ta shpëtuar

13:07, 28/09/2020

LOS ANGELES - Ish-futbollisti profesionist amerikan,  Joe Montana dhe gruaja e tij u përballën me një grua, e cila u përpoq të rrëmbente nipin e tyre 9- muajsh gjatë fundjavës, konfirmuan të dielën zyrtarët e ligjit.

Sipas Sherifit të Qarkut në Los Anxhelos, Montana tregoi se nipi i tij ishte duke fjetur në rrethore të shtunën kur një grua e panjohur hyri në shtëpinë e tyre në Malibu dhe e rrëmbeu fëmijën.

Montana dhe gruaja e tij, Jennifer, që u përballën me këtë grua, të cilën autoritetet më vonë e identifikuan si Sodsai Dalzell, u përpoqën të çtensiononin situatën duke i kërkuas asaj t’u kthente mbesën e tyre.

Por, pas një përleshjeje, zyrtarët e ligjit thanë se gruaja e tij, Jennifer Montana, arriti t’ia marrë fëmijën nga krahët, Dalzell.

"Faleminderit të gjithëve që kanë ardhurr", shkroi në Twitter ish-ylli i futbollit të San Francisco. “Situatë e frikshme, por fatmirësisht, çdonjeri është mirë. Ne e vlerësojmë respektin për privatësinë tonë në këtë kohë. ”

Zyra e sherifit tha se Dalzell iku nga shtëpia e tyre, por më vonë u arrestua. Ajo përballet me akuzën për rrëmbim fëmije dhe vjedhje. Nuk dihet nëse Dalzell kishte një avokat që mund të fliste në emër të saj. Zyra e sherifit nuk pranoi të lëshojë më informacion, duke përmendur se çështja ishte ende në vazhdim.

Montana, 64 vjeë, tani në pension që pas sezonit të vitit 1994, ka luajtur 13 vjet të karrierës së tij 15-vjeçare me San Francisco 49ers, që fituan katër Super Bowls me të si qendërmbrojtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco