Përgatitjet e boksiereve të Kosovës për dy turnet e mëdha ndërkombëtare

Përgatitjet e boksiereve të Kosovës për dy turnet e mëdha ndërkombëtare

13:07, 28/09/2020

Kombëtarja e Kosovës në boks (femrat) janë duke i zhvilluar përgaditjet speciale tekniko – taktike në Durrës nga 22 shtator – 02 tetor.

Pas përgaditjeve bazike ( malore) po vazhdojnë përgatitjet (taktike, teknike, sparingje, kondicion, qendrushmëri etj)në Durrës, para garave ndërkombëtare (turnet dhe kampionatet Europiane) që na presin në muajet në vijim.

Përgatitjet po zhvillohen 3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.

Këto përgatitje janë të mirseardhura e sidomos për kampionen Evropiane Donjeta Sadikun e cila do ta përfaqësojë Kosovën në dy turne të mëdha ndërkombëtare në muajin tetor :
1.Turneu ndërkombëtar “GRAND PRIXl” në Zagreb (Kroaci)07 – 11 tetor 2020.
2.Turneu ndërkombëtar “BALKAN” në Botevgrad (Bullgari) 19 – 25 tetor 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco