VIDEO/ Ronaldo shpëton Juventusin në Romë

VIDEO/ Ronaldo shpëton Juventusin në Romë

22:43, 27/09/2020

Sapo është mbyllur ndeshja më e rëndësishme të javë së dytë të Serie A mes Romës dhe Juventusit, shkruan Syri.net.

Në “Olimpico” të dy ekipet ndanë nga 1 pikë në barazimin 2-2.

Vendësit kaluan të parët në avantazh me Veretout në minutën e 31-të, i cili gjuajti saktë nga pika e bardhë.

Kundërpërgjigjet po me penallti Ronaldo në të 44’, por sërish Veretout shënon në minutën e parë shtesë, me Romën që shkon në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Rabiot (62’) ndëshkohet me karton të kuq, por kampionët reagojnë edhe pse me dhjetë lojtarë.

Cristiano Ronaldo me kokë shënon golin e barazimit 2-2, duke vulosur rezultatin final të supersfidës në të cilën debutoi me fanellën e Romës mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco