Frika ka kaluar, Mërgim Mavraj reagon nga spitali

Frika ka kaluar, Mërgim Mavraj reagon nga spitali

09:07, 27/09/2020

Ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj pësoi një dëmtim horror, në ndeshjen e djeshme të vlefshme për Bundesligën 2 mes AUE dhe Grojter Furt. Në minutën e 17-të, Mavraj mori një goditje nga portieri Sasha Burshert, duke rënë në tokë pa ndjenja. Gardiani i Grojter Furtit, doli nga zona e tij për të spastruar topin, por nuk mund të shmangte kontaktin me Mavrajn të cilin e goditi në kokë.

Image

Mavraj me anë të një barele u largua nga fusha dhe u dërgua menjëherë për në spital. Për fat të mirë, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, teksa së fundmi futbollisti ka postuar një foto nga spitali me 2 gishta duke shkruar: “Porieri gjithashtu”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco