Evertoni nuk ndalet, merr fitoren e 3-të radhazi në Premier League

Evertoni nuk ndalet, merr fitoren e 3-të radhazi në Premier League

18:51, 26/09/2020

Evertoni vazhdon me paraqitjet mbresëlënëse në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka bërë një start fantastik duke fituar 3 ndeshjet e para dhe tashmë ka 9 pikë të plota.

Skuadra nga Liverpooli ka mposhtur 2-1 në transfertë ndaj Crystal Palacen ku të tri golat u shënuan gjatë pjesës së parë. Dominic Calvert-Lewin në minutën e 10’, kaloi në avantazh Evertonin. Cheikhou Kouyate në minutën e 26’, barazoi shifrat në 1-1.

Golin e fitores për Evertonin e shënoi Richarlison nga pika e bardhë e penalltisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco