U transportua nga ndeshja në spital me ambulancë, trajneri i Furth flet për gjendjen shëndetësore të Mavrajt

U transportua nga ndeshja në spital me ambulancë, trajneri i Furth flet për gjendjen shëndetësore të Mavrajt

09:15, 26/09/2020

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e kategorisë së dytë gjermane midis Erzgebirge Aue dhe Greuther Furth.

Mbrojtësi i Furth u lëndua pa dashje nga portieri i skuadrës së tij në minutën e 17-të të sfidës ndaj AUE.

Ky i fundit në momentin që po largonte një top nga zona, nuk mundi të shmangte përplasjen me Mavrajn dhe e goditi në kokë.

Momente paniku u krijuan, me Mavrajn që u nis me ambulancë për në spital.

Pas ndeshjes trajneri i Greuther Furth, Stefan Leitl në një prononcim për “Sky Sport” foli mbi gjendjen shëndetësore të futbollistit shqiptar: “Nuk ka asgjë konkrete akoma. Më e rëndësishmja është që Mavraj të jetë mirë. Shpresojmë mos të ketë ndonjë problem madhor dhe të kthehet sa më shpejt ", tha trajneri i Furth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco