Dëmtohet rëndë Mërgim Mavraj, ish-futbollisti kombëtares largohet me barelë nga fusha

Dëmtohet rëndë Mërgim Mavraj, ish-futbollisti kombëtares largohet me barelë nga fusha

20:27, 25/09/2020

Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen midis Erzgebirge Aue dhe Greuther Furth në Bundesligën e dytë gjermane, ku protagonist ishte ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj.

Image

34 vjeçari është dëmtuar rëndë në kokë nga portieri i skuadrës së tij pasi ky i fundit në momentin që po largonte një top nga zona goditi me grusht mbrojtësin shqiptar.Mavraj ka rënë përtokë dhe humbi vetëdijen.

Image

Është dashur menjëherë ndërhyrja e stafit mjekësor të skuadrës, të cilët pas 5 minutash përpjeke kanë kthyer në gjendje të vetëdijshme mbrojtësin shqiptar. I fashuar nga qafa dhe i shtrirë në barelë, Mavraj ka lënë fushën dhe sipas raportimeve të mediave nga Gjermania është drejtuar drejt spitalit. 

Shërim të shpejt kampion!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco