Marini në SYRI TV: Tirana mundësi të barabarta me Young Boys, bojkoti duhet të marrë fund!

Marini në SYRI TV: Tirana mundësi të barabarta me Young Boys, bojkoti duhet të marrë fund!

19:13, 25/09/2020

Menaxheri i futbollit, Elton Marini ka folur për bojkotin e klubeve shqiptare të cilat janë në pritje të përmbushjes së kërkesave nga qeveria shqiptare.

Në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko, Marini ka folur për mundësinë e barabartë të Tiranës për të kaluar Young Boys dhe më pas të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Tirana - Young Boys, skuadra shqiptare në fazën e grupeve të Europa Leagues?

“Koeficienti i vështirësisë është shumë i madh. Për Tiranën vështirësohen gjërat pasi kundërshtari është në një nivel shumë të lartë. UEFA ka përcaktuar që këto ndeshje të luhen tek dhe sipas meje mundësitë janë të barabarta 50-50. Mendoj se Tirana ka pësuar rënie në repartin e sulmit, pasi Majkëll Ngo i jepte shumë mundësi skuadrës që të shënonte, kurse Muçi nuk garanton atë peshë për repartin ofensiv. Kohët e fundit po shoh trajnerin që aktivizon Muçin në ndeshjet kryesore.

Dëmtimet, (Mungesa e Bathës) – Dëmtimet dhe bojkoti i kampionatit janë dy faktorë që janë në disavantazh për Tiranën. Mungesa e ndeshjeve garuese për Tiranën është një faktor shumë negative pasi lojtarët nuk janë në formë të mirë fizike pavarësisht se kanë zhvilluar ndeshje miqësore. Egbo nuk është i bindur për lojtarët e rinj që t’i hedh në fushë në një ndeshje kaq shumë të rëndësishme.

Bojkoti – Kjo nuk është një gjendje normale pasi futbolli ynë ka nevojë që të luhet pasi unë i shoh të drejta kërkesat e klubeve të futbollit dhe do të ishte mirë që këto kërkesa të shqyrtohenishin me trend pozitiv nga qeveria për sportin më popullor. Nëse ndërhyrja e qeverisë do të ishte gjithëpërfshirse do të përfitonin edhe sportet e tjera. Ligji i sponsorizimit që kërkohet me ngulm nga të gjithë klubet. Sporti është një rreze shprese dhe duhet të trifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, nga qeveria nuk kemi ndonjë feadback pozitiv por shpresa vdes e fundit. Uroj që gjithçka të ecë në drejtimin e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco