VIDEO/ I papërmbajtshëm para portës, Uzuni shënon sërish në Ligën e Kampioneve

VIDEO/ I papërmbajtshëm para portës, Uzuni shënon sërish në Ligën e Kampioneve

22:30, 23/09/2020

Fantastik Myrto Uzuni! Futbollisti i Kombëtares “abonohet” me golin në Ligën e Kampionëve. Pasi i siguroi kualifikimin Ferencvaroshit në sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit, baratasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në përballjen e sotme ndaj Moldes, të vlefshme për turin “Play-Off”.

Në minutën e 52-të, pas një harkimi të Botkës, nga e djathta, Uzuni, goditi në mënyrë mjeshtërore me kokë, duke e çuar topin në cepin e portës, dhe duke i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij. 

Mirëpo, avantazhi me dy gola i skuadrës hungareze do të zgjaste shumë pak pasi, Dinamo e Zagrebit barazoi shifrat në 2-2.

Në këto momente po luhet minuta e 77-të

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco