VIDEO/ Gazetari i tregon amanetin që i kishte lënë babai, preket Mourinho: Nuk e meritoj...

VIDEO/ Gazetari i tregon amanetin që i kishte lënë babai, preket Mourinho: Nuk e meritoj...

20:52, 23/09/2020

Gazetari maqedonas, Igor Aleksandrovich ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të Jose Mourinho-s të mbajtur para ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës  përmes platformës Zoom.

Mirëpo edhe pse dëshira ishte e madhe, gazetari në fjalë, nuk arriti që t’i bënte pyetje trajnerit të Tottenham brenda kohës dhe për këtë ishte mjaftë i mërzitur, pasi humbi shansin të fliste më një trajner që babai i tij i ndier e kishte idhull.

Me të mësuar ngjarjen, zyra e shtypit e “Spurs” e ktheu Mourinhon edhe një herë në dhomën e konferencave, që të bisedonte me Aleksandrovich, t’i bënte dy pyetje dhe pastaj t’i kërkonte një nder.

Image

“Përshëndetje bos, kjo është një mundësi unike për mua që të të bëj dy pyetje dhe të kërkoj një nder. Më duhet të të kërkoj diçka në emër të babait tim. Fillimisht përshëndetjet e mia nga ai, por ai është tashmë në parajsë. Në një nga momentet kur ishte i sëmurë, ai më tha se nëse do të kem ndonjëherë mundësinë që të të takoj, të kërkoj të bëj një foto me ju, pasi ai gjithmonë më ka rritur ashtu siç e drejtoni një ekip futbolli, si në fitore dhe në humbje. Ai kishte shumë respekt për ju. Nëse do të më lejoni një foto me ju, unë do ta vendos në kornizë dhe do ta çoj në vendin ku prehet. Nëse ndeshja përfundon mirë për ju dhe skuadrën tuaj, a do të ma jepni këtë mundësi?”, ishin fjalët e gazetarit nga Maqedonia e Veriut.

 

Murinho u prek nga këto fjalë dhe i premtoi gazetarit se mund të bënin bashkë fotografinë. “Faleminderit shumë, fotoja nuk ka të bëjë me rezultatin e ndeshjes nesër. Fotoja do të bëhet, le ta bëjmë, Nëse mund të takohemi para ndeshjes, ose ndoshta në hotel, do të jetë më e thjeshtë, nëse mbetet për pas ndeshjes, do ta bëjmë pas ndeshjes. Kjo nuk ka të bëjë me rezultatin. Është kënaqësia ime të bëj një foto me ju. Dhe të nderoj babain tuaj dhe të respektoj atë që ai ndjente rreth meje. Nuk e meritoj diçka të tillë”, tha Murinho para se t’i përgjigjej pyetjeve për ndeshjen të gazetarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco