E pëlqen Gattuso, Napoli pranë transferimit të mesfushorit të Interit

E pëlqen Gattuso, Napoli pranë transferimit të mesfushorit të Interit

19:56, 23/09/2020

Inter ka menduar largimin e disa lojtarëve, për shkak se i nevojitet mbushja e arkave të klubit. Një ndër futbollistët që pritet të largohet nga zikaltërit është, Matias Vecino. 29 vjeçari aktualisht është i dëmtuar dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj.

Megjithatë, ky fakt nuk e ka “zmbrapsur” trajnerin e Napolit, Genaro Gattuson që e kërkon me patjetër në skuadër.

Gattuso e sheh Vecinon si njeriun ideal në qendër të mesfushës dhe për këtë arsye u ka kërkuar drejtuesve të ekipit transferimin tij.

Sipas Sky Italia , negociatat midis dy palëve janë duke u zhvilluar. Formula e zgjedhur është ajo e huasë me mundësi blerje e cila do të bëhej e detyrueshme nëse lojtari arrin një numër të caktuar ndeshjesh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco