Perisic rikthehet i motivuar tek Interi: Jam gati për të bërë gjëra të mëdha!

Perisic rikthehet i motivuar tek Interi: Jam gati për të bërë gjëra të mëdha!

19:59, 22/09/2020

Pas tripletës me Bayernin, Ivan Perisic është rikthyer tek Interi duke premtuar se “është gati për të bërë gjëra të mëdha”.

Kroati kishte pritur që të kalonte tërësisht në Bayern, por skuadra gjermane nuk e shfrytëzoi mundësinë që ta blejë kroatin.

“Kisha një vit të jashtëzakonshëm me Bayernin, pasi fitova tripletën me një skuadër të madhe”, tha Perisic për Inter Tv.

“S’ishte lehtë në fillim, pasi kisha disa probleme të vogla me trajneri e parë, pastaj pata dëmtimi e gjurit në shkurt, por pavarësisht të gjithave, ne dolëm nga një situatë e vështirë dhe i fituam të gjitha”,

“Ishte një vit pozitiv, tani jam kthyer dhe jam i lumtur. Kam ende dy vite në kontratë me Interi dhe shpresoj që mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Unë jam gati”.

Antonio Conte ka thënë se Perisic nuk mund të përshtatet me formacioi 3-5-2, por me ardhjen e Christian Eriksen, taktikat kanë ndryshuar.

“E di që trajneri dëshiron që të punoj shumë. Ne jemi në të njëjtë linjë, shoh shumë uri për tituj”, përfundoi kroati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco