Zyrtare: Leipzig siguron shërbimet e Alexander Sorloth

Zyrtare: Leipzig siguron shërbimet e Alexander Sorloth

18:04, 22/09/2020

Pas largimit të Timo Ëerner te Chelsea, skuadra e Leipzig ishte në kërkim të një sulmuesi. Dhe më në fund gjermanët e kanë gjetur atë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Crystal Palace, Alexander Sorloth, i cili sezonin e fundit ka qenë i huazuar te Tranzospor në Turqi.

Leipzig ka derdhur në arkat e klubit anglez plot 22 milionë euro, ndërsa sulmuesi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me gjermanët.

Sorloth ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 49 paraqitje sezonin e kaluar me fanellën e Tranzospor.

Te Leipzig, sulmuesi norvegjez do të konkurrojë me Yussuf Poulsen dhe Hëang Hee-Chan për një vend titullari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco