Numri i tij i preferuar është i zënë, ja cilin numër ka zgjedhur Vidal te Inter

Numri i tij i preferuar është i zënë, ja cilin numër ka zgjedhur Vidal te Inter

16:29, 22/09/2020

Arturo Vidal nënshkroi pak orë më parë me skuadrën e Interit në Serie-A.

Kileni largohet Barcelona pa paguar asnjë dëmshpërblim. Shpenzimi maksimal prej një milion euro lidhet me arritjen e objektivave nga lojtari dhe skuadra e Interit.

Vidal nënshkroi me Interin një kontratë dyvjeçare për 12 milionë euro në total. Ndërkohë, mesfushori 33 vjeçar ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në fanellë te skuadra zikaltër.

Vidal ka një dobësi për numrin 23 të cilin e mbante te Juventusi dhe më pas te Bajern Mynih, por te Interi ky numër është i zënë dhe aktualisht mbahet nga Barela. Po ashtu, edhe një tjetër preferencë e Vidal ishte numri tetë.

Por, edhe në këtë rast lojtari ishte i pafat, pasi ky numër është në pronësinë e një tjetër mesfushori, Vesino. Në këtë formë, Vidal ka preferuar të veshë fanellën me numër 22, të cilën e mbante edhe me Barcelonën, teksa shpreson t’i sjellë fat në aventurën me Interin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco