Lojtari i Atletico Madridit me Koronavirus, humbet ndeshjen e parë të kampionatit

Lojtari i Atletico Madridit me Koronavirus, humbet ndeshjen e parë të kampionatit

15:50, 22/09/2020

Koronavirusi tashmë është një realitet që po shndërrohet i zakonshëm edhe në klubet e futbollit.

Të shumta janë klubet që kanë konfirmuar mes tyre raste me COVID-19.

I fundit vjen nga Atletico Madrid, teksa spanjollët bëjnë të ditur se futbollisti Jose Gimenes është prekur nga virusi i rrezikshëm.

Bardhekuqtë kanë njoftuar se tashmë lojtari është futur në karantinë për të shmangur përhapjen në skuadër, ndërsa do të mund të rikthehet normalisht vetëm në momentin që dy testime do të rezultojnë negative.

Në këtë formë, Gimenes humbet ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Granadës më datë 27 shkurt, por me shumë mundësi edhe atë të tre ditëve më pas ndaj Hueskas në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco