I thotë ‘PO’ klubit të ri, Kledi Bare do të transferohet tek...

I thotë ‘PO’ klubit të ri, Kledi Bare do të transferohet tek...

21:21, 21/09/2020

Keidi Bare do të vazhdojë të luajë në Segunda Division në Spanjë.

Malaga ka arritur akordin me Epsanyolin për shitjen përfundimtare të sulmuesit shqiptar. Malaga në vështirësi të shumta financiare ka pranuar ofertën prej 2 milionë eurosh të klubit katalanas që synon rikthimin e menjëhershëm në La Liga dhe te Bare shikon përforcimin ideal për mesfushën.

Nga 2 milionë eurot që Espanyol do të derdhë në arkat e Malagas, 400 mijë euro do të shkojnë në arkat e Atletico Madrid që ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit.

Burime të gazetës spanjolle AS bëjnë me dije se Bare është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe ka udhëtuar drejt Katalunjës për të kryer vizitat mjekësore në llogari të klubit të tij të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco