E pabesueshme/ Skuadra kualifikohet, edhe pse kishte 15 lojtarë me Koronavirus

E pabesueshme/ Skuadra kualifikohet, edhe pse kishte 15 lojtarë me Koronavirus

14:17, 21/09/2020

Al Hilal arriti të kualifikohej në raundin tjetër të Championsit të Azisë, edhe pse para ndeshjes kishte konfirmuar 15 lojtarë pozitivë me Koronavirus.

Skuadra arabe barazoi pa gola në transfertën e Shar Kodru, por u kualifikua pasi kishte fituar ndeshjen e parë 2-0.

Al Hilal kishte bërë kërkesë që ndeshja të shtyhej, por nuk ishte pranuar nga kundërshtarët, të cilët kishin kërkuar luajtjen e sfidës.

Trajneri Luçesku me shumë vështirësi arriti të siguronte 14 lojtarë në total për këtë ndeshje, 11 në fushën e lojës dhe tre në stolin e rezervave, ku dy prej tyre ishin portierë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco