Zyrtare/ Muriqi i infektuar me COVID-19, ja në cilin shtet do të kryejë karantinën

Zyrtare/ Muriqi i infektuar me COVID-19, ja në cilin shtet do të kryejë karantinën

13:17, 21/09/2020

Turqia ishte e sigurtë që Vedat Muriqi ishte i infektuar me COVID-19.

Në një status në Twitter gazetari turk Siyah Coraplilar shkroi :

'I urojmë shërim të shpejtë Vedat Muriqit’.

Nga ekipi i Lazios ku ai nënshkroi dhe kontratën së fundmi të gjithë heshtën.

Muriqi disa ditë më parë vizitoi Formello dhe bëri të gjitha ekzaminimet mjekësore.

Pastaj ai fluturoi përsëri për në Turqi për çështje burokratike të lidhura me vizat për të rikthyer sërish më 26 shtator.

Por lajmi tashmë është konfirmuar nga ANSA e cila ka mësuar se lojtari është asimptomatik, por i duhet të qëndrojë në Turqi deri kur kur përgjigja e tij të jetë negative.

Në Formello, ditën e nënshkrimit, ai ishte në kontakt me drejtorin sportiv Igli Tare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco