Superkupa e Europës, Flick: Përse duhet  të shkojmë në Budapest?!

Superkupa e Europës, Flick: Përse duhet të shkojmë në Budapest?!

12:13, 21/09/2020

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen ka shprehur gjithë habinë e tij për vendin ku Superkupa e Evropës do të luhet kundër Sevillës.

Arsyeja është rritja e nurmit të të infektuarëve në Budapest gjatë këtyre ditëve, skena e sfidës prandaj Flick ka shumë dyshime për vendimin.

Megjithatë, më i kujdesshëm ishte presidenti Karl-Heinz Rummenigge i cili pranoi vendimin e Uefa për t'iu afruar normalitetit.

 "Ka diçka në këtë histori që unë nuk e kuptoj - tha Flick -, por ne nuk mund të marrim vendime të caktuara".

Problemi për lojën nuk është vetëm shëndeti i lojtarëve.

Për këtë rast, Uefa ka vendosur të hapë dyert për 20,000 tifozë në një stadium me 67,000 njerëz.

"Ne nuk kemi asnjë interes që njerëzit të kthehen në Mynih të infektuar me koronavirus. Për momentin ka 2,100 tifozë që duan të na ndjekin", komentoi Rumenigge në mikrofonët e Sky Deutschland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco