Leo Messi dhe Arturo Vidal shkëmbejnë mesazhe të sinqerta

Leo Messi dhe Arturo Vidal shkëmbejnë mesazhe të sinqerta

11:47, 21/09/2020

Pasi luajti për dy sezoni me Barcelonën, Leo Messi ka përshëndetur Arturo Vidal.

Mesfushori kilian është i gatshëm të fillojë një aventurë të re me Interin dhe fenomeni argjentinas i ka dërguar një mesazh lamtumire ish –shokut të tij të skuadrës.

‘Të kam njohur sepse ishim përballë me njeri- tjetrin si kundërshtar dhe ti gjithmonë dukeshe fenomen’shkruan ‘Pleshti’ në Instagram duke vazhduar më tej:

'Por që atëherë pata fatin që të të njihja personalisht dhe më befasove dhe më shumë. Ishin dy vjet në të cilat ne ndamë shumë gjëra. Do të të më marrë malli për shakatë në dhomat e zhveshjes, Arturo. Ju uroj gjithë të mirat për këtë fazë të re në klubin tuaj të ri. Do të takohemi përsëri me siguri’.

Një mesazh i sinqertë që mund të rindezë shkëndijën mes tifozëve të Interit, të cilët gjatë verës shpresonin ta shihnin Leo Messin me fanellën e Interit.

Përgjigja e Vidal ndaj Messit

Përgjigja e Vidal ishte e menjëhershme dhe ai shkroi:

"Faleminderit Leo, ti je një jashtëtokësor! Jam krenar që kam luajtur me më të mirët në histori dhe faleminderit shumë për miqësinë tënde. Shihemi së shpejti!".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco