Naser Aliji shënon nga goditja e dënimit

Naser Aliji shënon nga goditja e dënimit

09:52, 21/09/2020

Naser Aliji ka qenë protagonist ditën e djeshme me skuadrën e Honved në Hungari teksa ka gjetur rrugën e rrjetës.

Mbrojtësi ia doli të realizonte në fitoren e thellë në Kupë të ekipit të tij 1-7 ndaj ekipit të Tishaujvarus.

Aliji u aktivizua në fraksionin e dytë të lojës dhe në minutat e fundit të ndeshjes, mori përsipër një goditje dënimi të cilën e ekzekutoi në mënyrë perfekte duke lënë të shtangur portierin kundërshtar, i cili nuk mund të bënte asgjë tjetër veçse të shoqëronte me sy sferën që përfundonte në rrjetë.

Një gol i rëndësishëm për 26-vjeçarin që në sezonet e fundit nuk ka pasur shumë vazhdimësi duke humbur edhe pozicionin në Kombëtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco