Marigona Hajdari, “motori” i Ringkobingut

Marigona Hajdari, “motori” i Ringkobingut

09:12, 21/09/2020

Marigona Hajdari edhe njëherë është dëshmuar si “motori” i skuadrës daneze, Ringkobing. Ringkobingu të dielën barazoi 27:27 me Bjerringbro, ndërsa Marigona ka organizuar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme. Lojtarja jonë është shquar edhe me efikasitet, duke realizuar pesë gola. 

Hapësirë në ndeshje kishte edhe motra e Marigonës, Arlinda Hajdari, që këtë herë nuk u shënua në listën e realizatoreve. Ajo mori vlerësimin e drejtuesve të klubit, njëjtë si Marigona, që është shquar edhe me asistime dhe me penalltitë që siguroi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco