Alban Xhaferri në ‘Fair Play’: Qeveria të plotësojë kërkesat, që futbolli të zhvillohet

Alban Xhaferri në ‘Fair Play’: Qeveria të plotësojë kërkesat, që futbolli të zhvillohet

22:16, 20/09/2020

Në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV tema kryesore është bojkoti i Superligës nga ana e Ligës Profesioniste të përbërë nga presidentët e 10 klubeve të elitës.

I ftuar në studio është presidenti i Vlaznisë, Alban Xhaferri, i cili deklaroi se qeveria duhet të plotësojë kërkesat dhe bojkoti të marrë fund.

“Kjo situatë duhet të mbarojë sa më shpejt. Të ketë një takim sa më shpejt mes kryeministrit dhe delegacionit të Ligës që ky ngërç të marrë fund.

Mendoj se është një çështje madhore, pasi futbolli duhet të futet në rrugën e biznesit. Gjithkush që investon në sport, të ketë siguri që t’i rikthehet në një farë mënyrë investimi.

Katër pikat për këtë janë. Jemi të gjithë së bashku, pasi këto kërkesa do ta fusin sportin në gjëra që do të funksionojnë si duhet.

Bojkoti duhet të ndërpritet, duke u plotësuar kërkesat nga ana e qeverisë. Topi tashmë është në fushën e qeverisë”, deklaroi në fjalën e tij presidenti i Vllaznisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco