Rummenigge flet për ndarjen emocionuese me Alcantaran: Po më priste te parkingu, qau ai, qava edhe unë

Rummenigge flet për ndarjen emocionuese me Alcantaran: Po më priste te parkingu, qau ai, qava edhe unë

13:50, 20/09/2020

Pas shtatë sezoneve, Thiago Alcantara  vendosi të largohej nga Bayern Munich. Mesfushori spanjoll kishte dëshirë të provonte kampionatin anglez dhe pak ditë më parë firmosi me Liverpoolin.

Spanjolli nënshkroi një kontratë katër vjeçare me “të kuqtë”, teksa është drejtori i përgjithshëm i baraverëzëve, Karl Heinz Rummenigge, që tregon momentet e dhimbshme të ndarjes me mesfushorin.

“Transferimi u mbyll të enjten. Kur hyra në parking dhjetë minuta më vonë, Thiago po më priste aty. Në fillim, po mendoja," Çfarë po bën ai tani këtu? ". Por më pas ai erdhi tek unë, më përqafoi dhe qau për rreth pesë minuta. Më tha:‘Faleminderit që më lejuat të iki’. Isha jashtëzakonisht i lumtur për të sepse e tregoi në Lisbonë se çfarë kualiteti ka.

Është një humbje e madhe për ne, edhe për cilësitë që kishte si njeri. Ne e respektuam faktin që ai donte të provonte një eksperiencë të re. Gjithmonë sillej shumë mirë dhe u përshëndet me të gjithë punonjësit e klubit. Më erdhën edhe mua lot në sy. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, ishte pothuajse si një marrëdhënie familjare”, u shpreh drejtori i klubit bavarez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco