'Nuk festoj nëse shënoj kundër Tiranës', Taulant Seferi: Po e përgatisim mirë ndeshjen, i ndoqëm me Zvezdën

'Nuk festoj nëse shënoj kundër Tiranës', Taulant Seferi: Po e përgatisim mirë ndeshjen, i ndoqëm me Zvezdën

09:49, 19/09/2020

Një shqiptar do të presë Tiranën në Bernë. Në mos si kundërshtar në fushën e lojës, si një i tillë në shkallët e stadiumit prej 32 mijë vendesh, i dyti për nga numri i stolave në Zvicër. Bëhet fjalë për Taulant Seferin. Pak ditë më parë, 24-vjeçari u prezantua në zyrat e Jong Bojs si një rikthim nga huazimi.

Në intervistën për “Panorama Sport”, sulmuesi i Kombëtares tregon se nuk është vendosur ende përfundimisht nëse në edicionin e ri do të qëndrojë pjesë e këtij ekipi apo drejtuesit do të vendosin huazim për një tjetër sezon.

Taulant Seferi rrëfen si është ndjekur Tirana nga klubi helvet dhe mbi të gjitha detajin e rëndësishëm që i pret bardheblutë në ndeshjen “play off”: fusha sintetike. Seferi shpjegon stilin e lojës dhe çfarë pritet të bëjë Jang Bojs përballë bardhebluve, por nuk harron të nënvizojë se me gjithë synimet për të kaluar më tej, respekton Tiranën për çfarë ka treguar ndaj Crvena Zvezdës. “Nëse shënoj, nuk do të festoj”, deklaron ndër të tjera sulmuesi kuqezi.

Taulant, jeni rikthyer te Jang Bojs, si e gjeni këtë skuadër?
Po, jam kthyer në këtë fillim sezoni dhe përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Ekipi tani është në formë dhe e kemi marrë shumë seriozisht fazën përgatitore, për t’u bërë gati siç duhet për sezonin që na pret. Unë besoj që momentalisht ekipi është në superformë.

Image

Si e ndieni veten, pasi keni marrë minuta në ligën e dytë në sezonin e fundit, a mendoni se jeni gati për të përballuar elitën?
Them se po. Unë personalisht po ndihem shumë mirë. Te Jang Bojs më kanë pritur shumë mirë dhe jam duke u stërvitur maksimalisht, që të jap më të mirën time në çdo seancë.

A do të jeni pjesë e ekipit për sezonin e ri, nisur nga roli që bëni dhe fakti që nuk ishit në ndeshjen e Europa Ligës?
Unë jam sulmues dhe trajneri për momentin në stërvitje më ka vendosur në rolin e qendërsulmuesit, për vetë cilësitë që kam dhe ai më njeh mirë. Sa i përket vijimësisë, unë kam kontratë deri në vitin 2022 me Jang Bojs. Me drejtuesit jemi duke biseduar për hapin tim të radhës. Nuk është ende e sigurt nëse do të qëndroj te ky ekip apo do të vendoset që të huazohem edhe për një sezon tjetër.

Image

Tirana do të jetë kundërshtari i Jang Bojs në “play off” të Europa Ligës. Si e pritën në klub?
I gjithë ekipi po e pret ndeshjen “play off” të përgatitur. Tirana duhet përgatitur me kujdes, pasi është një ekip që ka cilësi dhe që luan mirë futboll. Ne kemi ndjekur edhe ndeshjen e saj kundër Crvena Zvezdës, në të cilën ka treguar karakter dhe po e përgatisim mirë këtë ndeshje ndaj tyre.

Ju pyetën në ekip rreth Tiranës, meqenëse ju jeni i vetmi shqiptar?
Jo, sot (dje) jo. Besoj që nesër (sot) do të bisedojmë me drejtuesit rreth Tiranës dhe cilësive që ka ekipi shqiptar.

Nëse do të jeni në fushë dhe shënoni, a do të festonit për golin?
Nëse ndodh kjo, që të luaj dhe të shënoj ndaj Tiranës, nuk do të festoja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco