FOTO/ Eduart Rroca largohet nga Kukësi

FOTO/ Eduart Rroca largohet nga Kukësi

18:03, 18/09/2020

Eduart Rroca nuk është më futbollist i Kukësit. Mesfushori dhe klubi verilindor kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që lojtari të kalojë te skuadra turke Istanbulspor.

Në një komunikatë zyrtare, Kukësi njofton se ka pranuar dëshirën e Rrocës për t’u transferuar te klubi i Kategorisë së Dytë të futbollit turk.

Rroca bëhet një tjetër largim me peshë nga Kukësi pas Besar Musollit.

Të dy lojtarët luajtën dje kundër Wolfsburgut ndeshjen e fundit me fanellën e Kukësit.

27-vjeçari luajti më shumë se 1 vit e gjysmë me Kukësin. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë në vitin 2019

Njoftimi i Kukësit

“Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Wolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit!

Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin, klubi vendosi ta linte të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk. Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin tonë dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga presidenca.

Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart!”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco