VIDEO/ E kryer: Marash Kumbulla ‘zbarkon’ në Romë

VIDEO/ E kryer: Marash Kumbulla ‘zbarkon’ në Romë

17:01, 16/09/2020

Më në fund, pas shumë e shumë diskutimesh, Marash Kumbulla, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka mbërritur në kryeqytetin italian për të nënshkruar kontratën me skuadrën e Romës, e cila kishte shfaqur interes kohët e fundit.

Rreth orës , Kumbulla mbërriti në Romë, ndërsa mediat italiane publikuan fotot dhe videot e para të mbrojtësit shtatlartë.

Pas testeve mjekësore, djaloshi nga Malësia e Madhe pritet të nënshkruaj edhe kontratë, që do ta lidhë me verdhekuqtë për 5 vitet e ardhshme.

Pavarësisht bisedimeve të shumta mes drejtuesve të Veronës dhe atyre të Interit e Lazios, presidenti Setti nuk priti më dhe pranoi ofertën e klubit kryeqytetas me Romën që i paraqiti një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të 20-vjeçarit me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco