FOTO/ Nota e Messit në shkatërrimin e Barçës nga Bayern Munchen

FOTO/ Nota e Messit në shkatërrimin e Barçës nga Bayern Munchen

21:59, 14/08/2020

Në “Estadio da Luz” të Lisbonës po luhet çerekfinalja e Champions League mes Barcelonës dhe Bayern Munchen, shkruan Syri.net.

Bavarezët po tregojnë një formë të jashtëzakonshme, teksa kanë vënë në “tabelë qitje” portën e Ter Stegen.

Kampionët e Gjermanisë e mbyllin pjesën e parë në avantazh të thellë 4-1, ku Muller ka shënuar dopjetë, dhe Perisic e Gnabry kanë vënë firmën e tyre, ndërsa edhe goli i Barcelonës mban emrin e Alaba (shkaktoi autogol).

Nga kampi katalanas pritej shumë prej Messit, por argjentinasi nuk ka mundur dot të ndihmojë ekipin e tij.

Në përfundim të pjesës së parë kapiteni i Barcelonës u vlerësua me notën 6.6.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco