Barcelona-Bayern, ja sa milionë euro do të përfitojë kush kualifikohet

Barcelona-Bayern, ja sa milionë euro do të përfitojë kush kualifikohet

20:55, 14/08/2020

Përveç lavdisë sportive, çerekfinalja mes Barcelonës dhe Bayernit sjell edhe shpërblime të mëdha financiare për fituesin.

Në një sezon ku të ardhurat e klubeve janë goditur për shkak të pandemisë, kalimi i turit në Champions bëhet më i rëndësishëm se asnjëherë.

Mposhtja e Napolit të shtunën në 1/8-at, u garantoi katalanasve 10.5 milionë euro bonus nga UEFA, një shifër që e fitoi çdo çerekfinaliste.

Por kualifikimi sot në gjysmëfinale, do t’i shtojë Barçës ose Bayernit 12 milionë euro të tjera në arka, ndërsa kualifikimi në finale edhe 15 milionë të tjera.

Pastaj triumfi në 23 gusht shpërblehet me katër milionë euro më shumë.

Kjo do të thotë edhe kualifikim automatikisht në finalen e Superkupës së Europës, e cila e ka bonusin të paktën 3.5 milionë euro, ose 4 milionë euro në rast se fiton.

Edhe pse Barça shkoi deri në gjysmëfinale sezonin e shkuar, katalanasit grumbulluan më shumë para nga të gjitha klubet e tjera në Champions (117 milionë euro), ndërsa Liverpooli që fitoi trofeun mori vetëm 111 milionë euro.

Arsyeja e kësaj diference është se nuk bëhet fjalë vetëm për bonuset e kalimit të turit, por edhe të ardhurat e së drejtës televizive, marketingut etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco