Gjimshiti: Ishte e dhimbshme, por ndjehem krenar për çfarë arritëm si ekip!

Gjimshiti: Ishte e dhimbshme, por ndjehem krenar për çfarë arritëm si ekip!

15:05, 13/08/2020

Atalanta nuk arriti të kualifikohej në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi u mposhtën me përmbysje 1-2 nga Paris Saint Germain.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjishmiti zhvilloi një paraqitje të mirë me fanellën e klubit të Atalantës, por mund të kishte bërë edhe më mirë, pasi në minutën e 57-të të takimit, pati një rast të mirë shënimi.

Image

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Gjimshiti ndjeu keqardhje për këtë eliminim, por gjithashtu ndjehet krenar për këtë arritje te ekipit të tij.

Në profilin e tij zyrtar në “Instagram” mbrojtësi shkruan: “Është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Ishim kaq afër kualifikimit, vetëm për pak minuta. Megjithatë ndihem krenar për atë që arritëm si ekip. Faleminderit të gjithë që na mbështetën këtë sezon dhe shihemi sezonin tjetër.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco