'Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës'

'Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës'

11:05, 13/08/2020

A e keni menduar ndonjëherë Cristiano Ronaldo me fanellën e Barcelonës, duke luajtur përkrah Lionel Messit.

Epo, një gjë e tillë edhe mund të ndodh, së paku sipas raportimit të gazetarit të njohur spanjoll, Guillem Balague.

Ai bën të ditur se Juventus ka nxjerr në shitje Cristiano Ronaldon, për të reduktuar pagën e madhe të portugezit dhe portugezi i është ofruar edhe ekipit katalanas.

“Ronaldo i është ofruar kujtdo, edhe Barcelonës. Nuk jam i sigurt nëse ata (bardhezinjtë) mund të shpëtojnë prej tij lehtësisht për shkak të pagës së lartë që merr. Cila skuadër do të ishte e gatshme të shpenzonte kaq shumë para?”

Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë i Juventusit në sezonin e fundit me 35 gola në të gjitha kompeticionet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco