Atalanta luajti kundër PSG-ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, shkruan Syri.net.
Kampionët e Francës u kualifikuan me mjaft vuajtje, teksa iu deshën minutat e fundit për të shënuar dy golat, që i dhanë biletën e gjysmëfinales.
Pasalic realizoi i pari për italianët (26’), ndërsa Marquinho (90’) dhe Chuopo-Moting (90+3’) kualifikuan në gjysmëfinale parisienët.
Berat Gjimshiti doli nga loja i dëmtuar në minutën e 60’-të, teksa u vlerësua me notën 6.7.
Më i miri i takimit ishte Neymar, i cili edhe pse nuk shënoi, mori notë 9.7.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: