Mbrojtësi i Barcelonës, Jean Clair Todibo, ka dalë pozitiv në testimin për COVID-19.
Barcelona ka njoftuar se nëntë futbollistë të martën kanë kryer teste për COVID-19 dhe “Mundo Deportivo” raporton se Jean Clair Todibo ka dalë pozitiv.
Francezi, i cili sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Schalke 04, është izoluar në shtëpi dhe nuk do të paraqitet në stërvitje.
Todibo është asimptomatik dhe gëzon shëndet të mirë.
Ai nuk ka pasur kontakte me anëtarët e ekipit që planifikojnë të udhëtojnë për në Lisbonë të mërkurën, për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: