Sevilla dhe Shakhtar kualifikohen në gjysmëfinalet e Europa League

Sevilla dhe Shakhtar kualifikohen në gjysmëfinalet e Europa League

23:06, 11/08/2020

U luajtën mbrëmjen e sotme dy sfidat e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës, ku u përcaktuan edhe 2 skuadrat që do të përballen me Interin dhe Manchester United në gjysmëfinale.

Shakhtar Donjetsk mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Bazelin e Taulant Xhakës, në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra ukrainase.

Vlen të theksohet se mesfushori i Kombëtares, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 60-të.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Sevilla eliminoi Wolvesin me rezultatin 1-0, falë golit të Okampos, duke kaluar më tej.

Inter-Shakhtar Donjetsk dhe Manchester United-Sevilla do të jenë dy sfidat gjysmëfinale të Ligës së Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco