Roberto Donadoni shkarkohet nga stoli i skuadrës kineze

Roberto Donadoni shkarkohet nga stoli i skuadrës kineze

16:39, 11/08/2020

Roberto Donadoni nuk është më trajner i skuadrës kineze Shenzhen.

Konfirmimi vjen nga vetë klubi kinez nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku shkruhet se ka prishur kontratën me italianin dhe me stafin e tij.

Arsyeja e shkarkimit të Donadonit janë rezultate negative, me Shenzen që ka pësuar tri humbje radhazi dhe ka marrë vetëm një pikë në katër takimet e fundit.

Donadoni e kishte marrë drejtimin e kësaj skuadre një vit më parë dhe sezonin e kaluar e mbylli në vendin e parafundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco