Messi? Legjenda e Gjermanisë befason me këtë deklaratë: Lewandowski më i miri!

Messi? Legjenda e Gjermanisë befason me këtë deklaratë: Lewandowski më i miri!

14:02, 11/08/2020

Lottar Matthäus, legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, vazhdon të ngacmojë në distancën Barcelonën në prag të përplasjes me kampionët e Gjermanisë në çerekfinale të Championsit. Të shtunën e kaluar, pasi të dy gjigantët e futbollit europian certifikuan kualifikimin, ai deklaroi: “natyrshëm, Barcelona ka cilësinë për të marrë më të mirën e vet në një ndeshje, por mendoj se Bayernit do të duhej të bënte shumë gabime për të humbur kundër kësaj Barcelona”.

Së deklaratën e fundit, Matthaus, i pyetur për rivalitetin Messi-Lewandowski, “guxoi” ta konsideronte sulmuesin polak edhe më të mirë se argjentinasi: “Messi përballet me pasardhësin e tij si lojtarin më të mirë në botë. Robert Lewandowski është lojtari më i mirë, jo vetëm sulmuesi më i mirë në botë.”

Fjalët e Matthaus mund të jenë faktor motivues për futbollistët e Barçës. Ata duhet të kenë shumë dëshirë për t’ia mbyllur një herë e mirë gojën ish-futbollistit të Bayernit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco