I mbaroi huazimi te Real Madrid, portieri kthehet te klubi francez

I mbaroi huazimi te Real Madrid, portieri kthehet te klubi francez

13:39, 11/08/2020

Real Madrid ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm pas eliminimit në Champions League nga Manchester City.

Dhe e ardhmja do të shkruhet pa Alphonse Areola. Në huazim këtë sezon nga Paris Saint-Germain, portieri, i cili ishte zëvendës i Thibaut Courtois, nuk do të mbahet nga Merengues.

"Real Madrid komunikon se huazimi i futbollistit Alphonse Areola ka mbaruar. Klubi dëshiron ta falënderojë Alphonse për përkushtimin, profesionalizmin dhe sjelljen shembullore të tij këtë sezon dhe i uron fat. Real Madrid falënderon gjithashtu PSG-në që pati mundësinë të llogariste në Areola në ekipin tonë ” . Nën kontratë me parisienët  deri në vitin 2023, Alphonse Areola do të kërkojë një klub të ri këtë verë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco