Suharekës i premtohet mbështetje në projekte sportive nga MKRS-ja

Suharekës i premtohet mbështetje në projekte sportive nga MKRS-ja

12:50, 11/08/2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka premtuar se mbështetja e dikasterit që udhëheq ajo do të jetë më e madhe për Suharekën kur bëhet fjalë në infrastrukturën sportive, se që ka qenë të kaluarën.

Ajo të martën ka vizituar këtë qytet, ndërkohë ka takuar edhe të parin e Komunës, Ragip Begaj, njoftoi Kp-ja.

Dumoshi vizitoi edhe stadiumin dhe tha se qytetit u duhet edhe një stadium ndihmës.

Ky qytet, në stinorin e sapopërfunduar dhe ekipin nënkampion, Ballkanin.

"Ne Malishevën e njohim vetëm me një pishinë e cila ka qenë në fshatin Bajë. Tash, si MKRS, i kemi disa projekte, të cilat janë të parapara në vitet 2020/2021. I kemi shtigjet e atletikës. E dimë që komuna e Suharekës ka një histori prej vitit 1999, ku siç dihet, z. Mazrekaj e ka themeluar klubin e atletikës. Sa i përket stadiumit të futbollit, ai ka nevojë edhe për një stadium ndihmës për të cilin biseduam me kryetarin", tha Dumoshi.

Kryetari i Komunës, Begaj, pret që këto projekte dhe premtime për të ardhmen të realizohen.

"Biseduam për shumë projekte që ka Malisheva. Malishevës i duhet një përkrahje e jashtëzakonshme për arsye se ka qenë komuna e cila nuk ka pasur asgjë të trashëguar nga e kaluara. Kemi pasur vazhdimisht përkrahje dhe jam shumë i bindur që ministrja do ta ketë parasysh të gjitha ato projekte", ka thënë Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco