Penalltia e Bruno Fernandes çon Man United në gjysmëfinalet e Europa League

Penalltia e Bruno Fernandes çon Man United në gjysmëfinalet e Europa League

08:19, 11/08/2020

Kualifikim i vuajtur për Manchester United, që iu desh të luante 120 minuta lojë për të mposhtur me rezultat minimal (1-0) Copenhagenin. Me gjithë dominimin e “Djajve të Kuq”, përgjatë 90 minutave nuk u shënoi asnë gol.

I pakalueshëm portieri i danezëve, Johnsson, që kreu disa pritje spektakolare, ndërsa në fundin e pjesës së parë kryesorit i erdhi në ndihmë sistemi VAR për të anuluar golin e Greenwood, për pozicion jashtë loje.

United shpëtoi nga një turp i mundshëm nga një penallti e fituar nga Anthony Martial në kohën e pare shtesë, e të shndërruar në gol nga Bruno Fernandes (105’).

Të dëshpëruara pëpjekjet e Copenhagenit për ta çuar sfidën te penalltitë. ”Djajtë e Kuq” ishin vendosur mirë në mbrojtje, duke i zbrapsur njëri pas tjetrit sulmuet e danezëve, derisa kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco