FOTO/ Tirana zyrtarizon largimin e 6 lojtarëve. Ja cilët janë

FOTO/ Tirana zyrtarizon largimin e 6 lojtarëve. Ja cilët janë

22:01, 10/08/2020

Ashtu siç edhe pritej, Erando Karabeci, Edon Hasani, Lansinet Sidibe, Ismael Dunga, Mario Morina dhe Edvan Bakaj, e kanë mbyllur aventurën me Tiranën.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi bardheblu nëpërmjet faqes zyrtare, ku thuhet se këta lojtarë meritojnë një vend në histori, për atë që kanë dhënë për këtë klub dhe sidomos për titullin.

Tashmë lojtarët janë të lirë dhe po kërkojnë për skuadra të reja për të vazhduar karrierën e tyre.

“Faleminderit Kampionë! KF Tirana falënderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim”, shkruhet në postimin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco