Lojtari i Dritës me Koronavirus, klubi reagon ndaj UEFA-s: Po vepron me dy standarde

Lojtari i Dritës me Koronavirus, klubi reagon ndaj UEFA-s: Po vepron me dy standarde

21:36, 10/08/2020

E pabesueshme, por edhe komike deri diku, ajo që i ka ndodhur Dritës së Gjilanit para sfidës finale të paraeliminatoreve të Championsit ndaj Lienfiled.

Nga tamponët e marrë nga UEFA, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një nga autorët e golave në sfidën e parë me Inter D’Escaldes, Hamdi Namani, ndërsa Gërbeshi (doli pozitiv dy ditë me parë) dhe kontakti i tij, Bujar Shabani, janë negativë.

Drita, nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka të vështirë ta shpjegojë se si mund t’i ndodhë diçka e tillë UEFA-s.

Për fat të keq, Namani nuk mund të aktivizohet në ndeshjen finale ndaj Lienfield.

Reagimi i Dritës

Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit, Hamdi Namani, e për çudi negativ rezultuan Fidan Gërbeshi, që në testin e para dy ditëve ka rezultuar pozitiv, dhe Bujar Shabani që ishte negativ por që UEFA e detyroi të izolohej pasi ishte kontakt i Gërbeshit.

E habitshme se çfarë po ndodh, e habitshme se si UEFA vepron me standarde të dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ.

Kjo është e pabesueshme, si mund t’i ndodhë një gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco