Pirlo s’i fsheh emocionet për emërimin si trajner i Juventusit

Pirlo s’i fsheh emocionet për emërimin si trajner i Juventusit

19:29, 09/08/2020

Trajneri i ri i Juventusit Andrea Pirlo, nuk e fsheh dot emocionin e emërimit si strateg i kampionëve të Italisë.

Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, “Profesori” shprehet se është i gatshëm të nisë menjëherë aventurën në stolin bardhezi.

“Jam thellësisht i nderuar dhe i gëzuar prej këtij respekti dhe besimi që më ka dhënë Juventusi. Gati për këtë mundësi të jashtëzakonshme!”, shkruan në profilin e tij ish-mesfushori legjendar italian.

Drejtuesit e Juventusit prezantuan dje 41-vjeçarin si trajnerin e të “Zonjës së Vjetër”.

Pirlo ka firmosur deri në vitin 2022 me 36-herë kampionët e Italisë.

Emërimi si trajner i Juventusit e ka befasuar ish-kampionin e botës pasi vetëm 11 ditë më parë kishte marrë detyrën e stërvitjes së skuadrës së të rinjve të Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco