Revista britanike e përfshin futbollistin shqiptar në grupin e futbollistëve më të rëndësishëm

Revista britanike e përfshin futbollistin shqiptar në grupin e futbollistëve më të rëndësishëm

14:15, 08/08/2020

Marash Kumbulla është përfshirë në grupin e futbollistëve më të rëndësishëm të momentit në botë.

Revista e njohur britanike World Soccer përzgjodhi mbrojtësin e Kombëtares dhe Verona në grupin e 500 yjeve nga 80 vende dhe më shumë se 50 kampionate.

Një vlerësim për Kumbullën që zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Verona. Paraqitjet e tij nuk janë lënë pa vënë re. World Soccer në komentin e bërë për 20-vjeçarin shkruan se është një mbrojtës i fuqishëm që në sezonin e parë në Serie A tërhoqi vëmendjen e Inter, Juventus dhe Lazio.

Diskutimet për një transferim të tij dhe beteja mes ekipeve të njohur në Itali është temë e ditës në mediat sportive, pasi Verona pret të përfitojë rreth 30 milionë euro nga kjo lëvizje.

Marash Kumbulla nuk është futbollisti i parë i Kombëtares që bëhet pjesë e kësaj përzgjedhje të World Soccer. Më parë janë përfshirë Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Lorik Cana dhe Elseid Hysaj.

Nga përfaqësuesja e Kosovës kësaj here janë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica. Nga Maqedonia e Veriut shqiptari i vetëm është Enis Bardhi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco