Europa League/ Inter mëson kundërshtarin e çerekfinales, Sevilla ‘leksion’ Romës

Europa League/ Inter mëson kundërshtarin e çerekfinales, Sevilla ‘leksion’ Romës

21:00, 06/08/2020

Janë përcaktuar 2 skuadrat e radhës që kalojnë në fazën çerekfinale të Ligës së Europës.

Bayer Leverkusen ka kaluar me lehtësi në fazën tjetër, teksa ka eliminuar Rangers me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pas ndeshjes së parë e cila ishte mbyllur 3-1 në favor të gjermanëve.

Në çerekfinale Leverkuseni do të përballet me Interin, i cili kaloi ditën e djeshme Getafen.

Sevilla gjithashtu i ka dhënë “leksion” Romës. Spanjollët kanë triumfuar me rezultatin 2-0, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund nga ekipi i Lopeteguit.

Në fazën çerekfinale spanjollët do të përballen me fituesin e çiftit Olimpiakos-Wolves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco