Pas aventurave me Dritën në Kosovë dhe Besën e Kavajës, Lucas Cardoso është rikthyer përsëri te Partizani.
Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratën e re me të kuqtë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e “demave”.
Këtë e ka konfirmuar agjencia që menaxhon lojtarin brazilian, e cila poston edhe një foto nga momenti kur lojtari firmos kontratën me Partizanin.
Pas disa huazimeve, tani Cardozo do të ketë mundësinë të vazhdojë të tregojë vlerat e tij me Partizanin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: