S’ka surpriza, Inter dhe Manchester United kualifikohen në çerekfinalet e Europa League

S’ka surpriza, Inter dhe Manchester United kualifikohen në çerekfinalet e Europa League

23:09, 05/08/2020

Në një format të pazakontë, të aplikuar për shkak të pasojave që pandemia Covid-19 shkaktoi në futboll, Interi ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 përballë Getafes në stadiumin neutral të “Gelsenklirchen”-it në Gjermani dhe të kualifikohet në çerekfinalet e Europa Leagues.

Lukaku dhe Eriksen shënuan për zikaltrit, që vazhdojnë rrugën për trofeun e dytë për nga rëndësia në rang klubesh.

Interi do të ketë kundërshtar fituesin e çiftit Bayer Leverkusen Rangers, me gjermanët super-favoritë, pasi kanë fituar 3-1 në sfidën e parë në Skoci.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, Manchester United fiton 2-1 me Lask Linz, duke siguruar biletën për në çerekfinale, edhe pse e kishte fituar thellë takimin e parë në Austri 5-0.

Anglezët do të përballen në çerekfinale me danezët e Copenhagen, të cilët eliminuan pasditen e sotme skuadrën turke të Basaksehir, pasi e mposhtën me rezultatin e thellë 3-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco