Kapelo këshillon Juventusin për sfidën me Lionin

Kapelo këshillon Juventusin për sfidën me Lionin

22:17, 04/08/2020

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Kapelo, ish-trajneri i Juventusit, këshillon bardhezinjtë në pritje të ndeshjes së kthimit ndaj Lionit, në Ligën e Kampioneve.

Duke qenë se misioni nuk është aspak i lehtë, për “Don Fabion” receta e përmbysjes është durimi.

“Juventusi nuk e ka aspak të lehtë çështjen me Lionin. Kur të kërkohet me detyrim që të përmbysësh një rezultat mund të bësh gabime të mëdha. E them këtë duke parë edhe faktin se sivjet Juventusi po çalon shumë në mbrojtje, nuk ka soliditet dhe pikërisht një gol nga francezët është ajo që duhet të shmangë. Prandaj jetike do të jetë që bardhezinjtë të mos nxitohen, të mos e kërkojnë me ngulm dhe me nxitim që të realizojnë golin. Përqendrimi me të cilin do të zbresin në fushë do të bëjë diferencën.

Lioni mund të jetë fizikisht më i freskët, por në të njëjtën kohë edhe më i ndryshkur sesa Juventusi, duke qenë se në 3-4 muajt e fundit kanë luajtur vetëm dy-tre ndeshje. Të qenit në aktivitet dhe të pasurin ritmin e ndeshjeve favorizon Juven, ndaj kjo sfidë e të premtes duhet luajtur me inteligjencë”, shprehet Kapelo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco