Ish-portieri i Kukësit prezantohet te skuadra e re

Ish-portieri i Kukësit prezantohet te skuadra e re

21:09, 04/08/2020

Ilir Avdyli pas largimit nga Kukësi do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike në Kosovë me skuadrën e Feronikelit.

Klubi kosovar ka prezantuar portierin si afrimin e tyre më të ri, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm.

Avdyli luajti me Kukësi për një sezon, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Tirana, Kamza, por edhe Shkëndija e Tetovës.

Tashmë gardiani 30-vjeçar ka vendosu të vazhdojë karrierën në Kosovë, ku shpreson të regjistrojë paraqitje të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco