Buffon shkruan mesazhin prekës për lamtumirën e Iker Casillas

Buffon shkruan mesazhin prekës për lamtumirën e Iker Casillas

20:39, 04/08/2020

Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon, dy legjenda të futbollit të bashkuar në një marrëdhënie të ngushtë bazuar në respektin dhe admirimin që ata gjithmonë kanë pohuar për njëri-tjetrin.

Rivaliteti i jashtëzakonshëm që ata kanë patur si “yje” në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh ka shënuar dy dekadat e fundit.

Portieri italian postoi një mesazh emocional për lamtumirën e Casillasit.

“Thonë që konkurrenca na bën më të mirë se të tjerët, por ne nuk jemi të përkryer para vetes. Ndoshta ky kërkim i kotë i përsosmërisë na bëri këta që jemi ”, shkruan portieri i Juventusit.

“Faleminderit Iker, pa ju, gjithçka do të kishte qenë më pak domethënëse”, e mbyll Buffon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco